Shkencëtarët kanë krijuar të bardhën e vezës nga kërpudha që është miqësore me mjedisin dhe është një alternativë për fermat e pulave. Studiuesit kanë krijuar ovabulminën, që është proteina kryesore që gjendet në të bardhën e vezës nga një kërpudhë që quhet Trichoderma reesei dhe përdoret në industrinë e veshjeve. Ovabulmina që prodhohet nga kërpudhat mund të jetë një zëvendësues i qëndrueshëm i pluhurit proteinik të vezës që përdoret gjerësisht në industrinë ushqimore.
Shkencëtarët zbuluan që e bardha e vezës që prodhohet nga kërpudha ul kërkesat për tokë me 90% dhe prodhimin e gazrave me 55% krahasuar me prodhimin e vezëve nga pulat. Një nga lëndët vegane që po përdoret gjerësisht si zëvendësues i të bardhës së vezës është aquafaba. Kjo është një lëndë që prodhohet nga lëngu i qiqrave raporton “Daily Mail”.
Studimi është bërë nga nga Universiteti i Helsinkit dhe Qendra e Kërkimeve Teknike të Finlandës. Shkencëtarët identifikuan kodin gjenetik të ovalbuminës që përbën 54% të albuminës të asaj që quhet e bardha e vezës. Shkencëtarët injektuan gjenin që përmban të dhëna të ovabulminës nëpërmjet pajisjeve bioteknologjike te kërpudhat që prodhuan të njëjtën proteinë që prodhon pula.
Proteina ovabulmina u nda më pas nga qelizat, u përqëndrua dhe u tha për të krijuar produktin përfundimtar. / abcnews.al