Shkencëtarët po dërgojnë qeliza në hapësirë ​​për të zbuluar sekretin e jetëgjatësisë

schedule07:55 - 21 Dhjetor, 2021

schedule 07:55 - 21 Dhjetor, 2021

SpaceX do të lëshojë sot në hapësirë raketën Falcon 9 për të dërguar qeliza njerëzore në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, si pjesë e një studimi për të kuptuar efektet e plakjes. Hulumtimi titullohet “Mikroage”. Këto janë qeliza njerëzore, sa një kokërr orizi, të krijuara në një laborator.

Mungesa e gravitetit në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës i bën muskujt më të dobët, ngjashëm me atë që ndodh me ne ndërsa plakemi. Qelizat do të vendosen në mbajtëse të vogla të printuara 3D. Mostrat do të kthehen në Tokë në janar 2022 dhe do të studiohen në Universitetin e Liverpool-it.

Qelizat do të stimulohen elektrikisht për të prodhuar kontraktime në indin e muskujve. Hulumtimet pritet të ndihmojnë në kuptimin e plakjes së njeriut, por edhe se si ne, në shekullin e 21-të, mund të jetojmë më gjatë dhe më shëndetshëm. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!