Shkencëtarët paralajmërojnë për rrezikun e ‘Arcturus’, variant i ri i Omicron

schedule10:05 - 13 Prill, 2023

schedule 10:05 - 13 Prill, 2023

Britania ka regjistruar variantin e ri të Omicron , i cili u emërua “Arcturos” dhe tashmë po përhapet edhe në Indi. Siç bëhet e ditur nga mediat britanike, mutacioni i ri u shfaq në Britani për herë të parë muajin e kaluar dhe deri më tani janë identifikuar 50 raste.

Shkencëtarët nuk presin që varianti të jetë më vdekjeprurës se llojet e tjera të koronavirusit që qarkullojnë aktualisht. Në një studim të bërë nga shkencëtarët në Japoni dhe të para-botuar në revistën shkencore bioRxiv, duket se Arcturus është 1.2 herë më ngjitës se mutacioni Kraken.

Në fakt, sipas tyre, mutacioni pritet të përhapet së shpejti në të gjithë botën. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) aktualisht po monitoron Arcturus, i njohur shkencërisht si XBB.1.16.

Ai u identifikua për herë të parë në fund të janarit, me zyrtarët që thanë se ka disa mutacione shqetësuese.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!