Në një letër për New England Journal of Medicine, shkencëtarët në Janssen, të vaksinës Johnson & Johnson, kanë deklaruar se nuk ka prova të mjaftueshme që vaksina shkakton mpiksje të gjakut.
Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave rekomanduan një pauzë në përdorimin e vaksinës bazuar në gjashtë raste të mpiksjeve të rralla të gjakut.
Mpiksjet e gjakut kanë ndodhur pas vaksinimit me Johnson & Johnson dhe AstraZeneca dhe vaksinat përdorin platforma të ngjashme – vektor adenoviral dhe sipas tyre platformat janë të ndryshme dhe mund të kenë efekte të ndryshme.
Në mbikëqyrjen e realizuar pas autorizimit për përdorim në Shtetet e Bashkuara, kompania gjeti gjashtë raste të kësaj gjendje midis 7.2 milionë vaksinave që ishin administruar. Rastet kanë ndodhur shtatë deri në 14 ditë pas vaksinimit. /abcnews.al

