Shkencëtarët nuk i japin dot shpjegim, fenomeni i çuditshëm që po “gëlltit” qytetin

schedule22:18 - 17 Dhjetor, 2020

schedule 22:18 - 17 Dhjetor, 2020

“Dune du Pilat” osa Duna e rërës ndodhet në Gjirin Arcachon në Francë dhe rritet pesë metra çdo vit. Ajo është tre kilometra e gjatë, 500 metra e gjerë ndërsa lartësia maksimale shkon në 117 metra mbi nivelin e detit. E vendosur në La Teste-de-Buch në Oqeanin Atlantik, kjo kodër është rritur aq shumë përgjatë viteve, saqë tani përbëhet nga 60 milion metra kub rërë.

Për shkak të erërave të oqeanit, duna lëviz rreth pesë metra çdo vit dhe për këtë arsye, rrugët dhe shtëpitë përreth tij janë nën rërë. Pyjet e njohur si “Muri Atlantik”, të ngritur nga nazistët për mbrojtje gjatë Luftës së Dytë Botërore, gjithashtu vuajtën shumë nga ky fenomen. Vlerësohet se grumbulli i rërës ka dyfishuar vëllimin e saj që nga shekulli i kaluar dhe vazhdon të “pushtojë” pyllin nga dita në ditë.

Megjithëse shkencëtarët argumentojnë se ky vend u formua nga era e vazhdueshme, ata nuk shpjegojnë se nga erdhi gjithë kjo rërë. Sidoqoftë, ky rajon është kthyer në një nga atraksionet turistike më të vizituara nga turistët për shkak të këtij formacioni të pashpjegueshëm. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!