Shkencëtarët ngrenë alarmin, disa maska përbëjnë rrezik për shëndetin tonë

schedule14:02 - 2 Prill, 2021

schedule 14:02 - 2 Prill, 2021

Shkencëtarët kanë gjetur prova se disa maska ​​për fytyrën që kanë një përdorim të gjerë në popullatë, përmbajnë kimikate toksike. Testet paraprake kanë zbuluar gjurmë të një shumëllojshmërie përbërjesh, të cilat janë shumë të kufizuara për arsye shëndetësore dhe mjedisore, sipas Daily Mail.

Kjo përfshin formaldehidin, një kimikat që shkakton lotim të syve, ndjesi djegieje në sy, kollitje, gulçime dhe të përziera. Ekspertët kanë shprehur shqetësimin se prania e tyre në maska, të cilat përdoren për periudha të gjata kohore mund të shkaktojë probleme shëndetësore, shkruan abcnews.al.

Sipas tabloidit, provat tregojnë se edhe pse maskat e fytyrës duhet të plotësojnë standarte specifike, jo të gjitha i përmbushin. Maskat janë lejuar për botën, si një mënyrë për të parandaluar përhapjen e grimcave të Covid-19. Michael Braungart, drejtor në Institutin e Mjedisit në Hamburg, kreu teste në maska ​​të cilat kishin shkaktuar skuqje tek njerëzit.

Ne gjetëm formaldehid, madje anilinë dhe vumë re se aromat e panjohura artificiale po aplikoheshin për të mbuluar çdo erë kimike të pakëndshme nga maska. Në rastin e maskave kirurgjikale me ngjyrë blu, ne gjetëm kobalt – i cili mund të përdoret si një ngjyrues blu. Kemi një “koktej” kimik përpara hundës dhe gojës që nuk janë testuar kurrë për toksicitet ose për ndonjë efekt afatgjatë në shëndet,” tha ai. /abcnews.al