Shkencëtarët krijojnë minj nga dy baballarë biologjikë

schedule20:13 - 24 Mars, 2023

schedule 20:13 - 24 Mars, 2023

Shkencëtarët kanë krijuar për herë të parë minj me dy prindër biologjikisht meshkuj, një moment historik i rëndësishëm në biologjinë riprodhuese. Ekipi gjeneroi vezë nga qelizat e lëkurës së minjve meshkuj që, kur u implantuan te minjtë femra, vazhduan të prodhonin minj të vegjël të shëndetshëm.

Ky hulumtim mund të zgjerojë mundësitë për trajtimet e ardhshme të fertilitetit, duke përfshirë çiftet e të njëjtit seks dhe ndoshta të ndihmojë në parandalimin e zhdukjes së kafshëve të rrezikuara. Megjithatë, shkencëtarët paralajmërojnë se ka ende shumë për të mësuar për këtë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by CNN (@cnn)

“Pritet që aplikimi te njerëzit të marrë një kohë të gjatë, ndoshta 10 vjet ose më shumë. Edhe nëse aplikohet, ne kurrë nuk e dimë nëse vezët janë mjaftueshëm të sigurta për të prodhuar (një) bebe”, tha Katsuhiko Hayashi, profesor i biologjisë së gjenomit në Universitetin Osaka në Japoni./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!