Shkencëtarët krijojnë lëkurën elektronike që ndjen “dhimbje”

schedule22:42 - 2 Qershor, 2022

schedule 22:42 - 2 Qershor, 2022

Studiuesit në Skoci kanë krijuar një lëkurë inovative elektronike (e-skin) që mund të ndjejë “dhimbje”. Ata besojnë se kjo mund të ndihmojë në krijimin e një gjenerate të re robotësh inteligjentë me ndjeshmëri si njeriu. Inxhinierët në Universitetin e Glasgow, përfshinë në lëkurën artificiale një sistem kompjuterik të bazuar në transistorë sinaptikë që imitojnë nervat e trurit.

Shkencëtarët janë përpjekur për dekada që të krijojnë një lëkurë artificiale me ndjeshmëri njerëzore ndaj prekjes. Lëkura e re është një hap i rëndësishëm në këtë drejtim. Krahu robotik i mbuluar nga lëkura e re tregon aftësi të jashtëzakonshme për të reaguar ndaj stimujve të jashtëm, pikërisht sepse ndjen “dhimbje”.

Udhëheqësi i studimit, James Watt Ravinder Dahia: “Ne të gjithë mësojmë që herët në jetë t’i përgjigjemi siç duhet stimujve të papritur si dhimbja, në mënyrë që të mos lëndojmë veten. Sigurisht, zhvillimi i lëkurës së re elektronike nuk do të thotë se ajo ndjen vërtet dhimbje siç e njohim ne, është vetëm një mënyrë e shkurtër për të shpjeguar procesin e të mësuarit nga stimujt e jashtëm”. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!