Proxima B, shkencëtarët konfirmojnë praninë e planetit të ngjashëm me Tokën

schedule10:00 - 30 Maj, 2020

schedule 10:00 - 30 Maj, 2020

Shkencëtarët kanë konfirmuar praninë e Proxima B, një planet i ngjashëm me Tokën që ndodhet 4.2 vite dritë larg nga dielli. Planeti që u zbulua për herë të parë në vitin 2016 nëpërmjet spektrografit HARPS, rrethon yllin Proxima Centauri dhe ka një masë 1.17 herë më shumë se sa Toka.

Duke përdorur spektrografin zviceran ESPRESSO, studiuesit kanë arritur të zbulojnë se Proxima b është rreth 20 herë më afër yllit të saj Proxima Centauri, në krahasim me distancën midis Tokës dhe Diellit. Sidoqoftë, sasia e energjisë që Proxima b dhe Toka marrin nga yjet e tyre janë të ngjashme.

Për këtë arsye, besohet se temperatura e sipërfaqes së Tokës dhe Proxima B mund të jetë e ngjashme, në të cilin mund të ketë prani të ujit, gjë që nënkupton se në këtë planet mund të ketë dhe jetë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!