Shkencëtarët kanë zhvilluar një pajisje që ndriçon neuronet e trurit

schedule12:50 - 5 Gusht, 2021

schedule 12:50 - 5 Gusht, 2021

Shkencëtarët në Universitetin Amerikan të Arizonës zhvilluan një pajisje me një diametër prej rreth gjysmë centimetri, për të aktivizuar neuronet e trurit duke shpërndarë dritë në kafkë pasi e kishin futur nën lëkurën e kokës mbi neuronet përkatëse.

Kjo mund të aktivizohet pa tel, përmes një fushe të jashtme elektromagnetike, kështu që nuk kërkon bateri.

Drita e pajisjes kaloi nëpër eshtra dhe në tru, duke stimuluar ato neurone dhe ka kaluar me sukses testet në minj.

Profesori Philip Gutroff i Universitetit të Arizonës tha, “Pajisja i lejon shkencëtarët të kryejnë një gamë të gjerë eksperimentesh që i mundësojnë komunitetit të shkencës të bëjë përparim më të shpejtë për të zbuluar parimet e punës së trurit dhe për të zhvilluar dhe testuar trajtimet në mikro-mjedise.”

Gutroff shtoi se LED të vegjël të implantuar u përdorën për të ndriçuar këto neurone, duke i aktivizuar kështu sipas kërkesës./abcnews.al