Shkencëtarët kanë gjetur për herë të parë mikroplastikë në zemrën e njeriut

schedule18:24 - 10 Gusht, 2023

schedule 18:24 - 10 Gusht, 2023

Mikroplastika e përdorur në paketimin e ushqimeve dhe bojërat janë zbuluar për herë të parë në zemër.

Një ekip nga Spitali Anzhen i Pekinit në Kinë, siç raportohet nga Daily Mail, mblodhi mostra të indeve të zemrës nga 15 pacientë të kirurgjisë në zemër, si dhe mostra gjaku të marra para dhe pas operacionit.

Mikroplastika u gjetën në të gjitha mostrat e gjakut dhe në indet e zemrës. Ajo që vlerësohet është se i kanë thithur apo gëlltitur. Nëntë lloje plastike u gjetën në pesë lloje të indeve të zemrës. Dhjetëra deri në mijëra copa mikroplastike individuale u zbuluan duke përdorur lazer dhe imazhe infra të kuqe, por sasitë ndryshonin midis pacientëve.

Zbulimi i mikroplastikës është shqetësues dhe nevojiten më shumë studime për të hetuar se si ato hyjnë në indet e zemrëssi ndikimi i tyre i mundshëm në prognozën afatgjatë pas operacionit kardio”, thonë shkencëtarët pjesëmarrës.

Ata shtuan se hulumtimi i tyre, i botuar në revistën Environmental Science & Technology, theksoi se procedurat invazive mjekësore si operacioni në zemër janë një rrugë e anashkaluar për hyrjen e plastikës në trup.

Në gjak, plastika mund të ngjitet në membranën e jashtme të qelizave të kuqe të gjakut dhe mund të ndikojë në aftësinë e tyre për të transportuar oksigjen. Ato gjithashtu janë lidhur me zhvillimin e kancerit, sëmundjeve të zemrës dhe demencës, si dhe me problemet e fertilitetit. Qelizat nuk mund të shpërbëjnë grimcat plastike në trup, duke çuar në inflamacion të konsiderueshëm.

Shkencëtarët kanë zbuluar më parë mikroplastikë në mushkëritë, trurin dhe gjakun e njerëzve të gjallë dhe kufomave, por sa plastikë hyn në trupin tonë është ende duke u hulumtuar./abcnews.al