Një model i inteligjencës artificiale (AI) mund të parashikojë rrezikun e vdekjes nga një atak në zemër ose goditje në tru gjatë një periudhe 10-vjeçare vetëm nga një rreze X e gjoksit. Studiuesit kombinuan inteligjencën artificiale me një rreze X standarte pët të gjetur modele që lidhen me formimin e arterieve.
Shkencëtarët zhvilluan modelin, i njohur si rreziku CXR-CVD, për të parashikuar rrezikun e vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare duke përdorur 147,497 rreze X të gjoksit nga 40,643 pjesëmarrës në provën e shqyrtimit të kancerit të prostatës, mushkërive, kolorektalit dhe vezoreve.
“Modeli ynë i të mësuarit të thellë ofron një zgjidhje të mundshme për ekzaminimin oportunist të bazuar në popullatë të rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare duke përdorur imazhet ekzistuese me rreze X të gjoksit,” u shpreh autori kryesor i studimit, radiologu Jakob Weiss. /abcnews.al