Shkencëtarët në Izrael thonë se kanë shpikur një maskë shumëpërdorshme që mund të vrasë koronavirusin me nxehtësi, duke marrë energji nga një karikues celulari. Procesi i dezinfektimit kërkon rreth 30 minuta dhe përdoruesit nuk duhet ta veshin maskën kur ndodhet në karikim, sipas Profesorit Yair Ein-Eli.
Maska e re ka një portë USB-je, ku lidhet me një burim energjie, i cili nxeh një shtresë të brendshme të fibrave të karbonit deri në 70 gradë celsius, që është mjaftueshme për të vrarë viruset. Ein-Eli tha se maskat njëpërdorimshme, që janë në kërkesë të madhe në të gjithë botën, nuk janë ekonomike për mjedisin.
“Duhet të jetë shumëpërdorimshe dhe kjo është zgjidhja jonë”, tha ai. Maska duket si një maskë standarde N95, me një valvul në krye dhe fasha gome, për të qëndruar në kokë. Hulumtuesit thonë se po diskutojnë për tregtimin e produktit me sektorin privat dhe me shumë gjasa do të shitet me një çmim shtesë prej 1 dollarë në krahasim me maskën normale./abcnews.al