Shkencëtarët në New Mexico po u japin zogjve të ngordhur një jetë të dytë në kërkimet jokonvencionale të kafshëve të egra.
Një ekip hulumtues në Institutin e Mineraleve dhe Teknologjisë në Soroko, Nju Meksiko, tashmë po merr zogj të ngordhur dhe po i kthen në drone për të studiuar aftësitë e tyre të fluturimit.
Siç vëren Dr. Mostafa Hassanalian, profesor i inxhinierisë mekanike dhe drejtues i hulumtimit, zogjtë artificialë mekanikë nuk patën rezultatet e pritura në kërkimin e tij.
“Ne krijuam këtë ide, të përdorim zogj të ngordhur dhe t’i kthejmë në drone”, thotë ai.
Zogjtë dronë që po testohen janë në një kafaz të ndërtuar posaçërisht në universitet. Këto studime mund të përdoren për të kuptuar më mirë formimin dhe modelet e fluturimit të zogjve. Kjo nga ana tjetër mund të zbatohet në industrinë e aviacionit, vëren Hassanalian.
“Nëse mësojmë se si këta zogj menaxhojnë energjinë mes tyre, ne mund ta zbatojmë këtë njohuri në të ardhmen e industrisë së aviacionit për të kursyer më shumë energji dhe karburant,” vëren ai.
Brenden Herkenhoff, një student i doktoraturës në New Mexico Tech, fokusohet në ngjyra dhe efikasitetin e fluturimit.
Megjithëse shumë besojnë se zogjtë përdorin ngjyrën në pendën e tyre për të tërhequr femrat ose për kamuflim, Herkenhoff studion se si ngjyra ndikon në efikasitetin e fluturimit.
Prototipi mund të fluturojë për një maksimum prej njëzet minutash, kështu që Hassanalian thotë se faza tjetër është gjetja e një mënyre për të rritur kohëzgjatjen e fluturimit dhe kryerja e testeve në natyrë midis zogjve të gjallë.