Shkencëtarët e NASA-s presin të bëjnë historinë, si u gjet “ujë” në Mars në 2016

schedule22:52 - 29 Qershor, 2021

schedule 22:52 - 29 Qershor, 2021

Sonda robotike e NASA-s, Perseverance prej muajsh tashmë ka nisur kërkimin për të zbuluar nëse dikur ka pasur jetë në Mars. Ndërkohë që shkencëtarët e NASA-s presin të dhëna që mund të bëjnë historinë, “madhështinë” duket se e ka fituar sonda Curiosity që nga viti 2016.

Në mineralet që Curiosity mblodhi nga sipërfaqja e Planetit të Kuq në vitin 2016 rezultuan prova të prekshme se dikur në Mars ishin kushtet e duhura për lulëzimin e jetës. Por po flasim për më shumë se një milionë vjet më parë.

Kjo do të thotë që nëse konfirmohen nga Perseverance gjetjet e bëra nga roboti Curiosity, komuniteti shkencor do të shpallë zbulimin ndoshta më të madh në historinë njerëzore. Sapo provat e origjinale të vërtetohen, shkencëtarët mund të pohojnë që jetë në Mars ka pasur.

Minerali prej balte i testuar ishte me një përbërje të ngjashme me mineralet prej balte në Tokë. Ky mineral formohet vetëm në kushtet që mbizotërojnë në Tokë në një kohë kur planeti ynë gjallon. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!