Shkencëtarët e BE-së: Viti 2023 ishte viti më i nxehtë në histori

schedule17:56 - 9 Janar, 2024

schedule 17:56 - 9 Janar, 2024

Viti i kaluar ishte viti më i nxehtë i regjistruar në planet dhe me gjasë viti më i nxehtë në botë në 100.000 vjetët e fundit, tha më 9 janar Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike i Bashkimit Evropian.

Shkencëtarët e kishin pritur këtë konfirmim, pasi shumë rekorde klimatike u thyen vazhdimisht. Që nga qershori, për çdo muaj ishte muaji më i nxehtë në histori krahasuar me muajt përkatës të viteve paraprake, shkruan REL.

“Ky ishte një vit shumë i jashtëzakonshëm, në aspektin e klimës, edhe nëse krahasohet me vitet e tjera më të nxehta”, tha drejtori i Shërbimit të BE-së, Carlo Buontempo.

Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike i BE-së konfirmoi se vitit 2023 ishte viti më i nxehtë i regjistruar, që kur kanë nisur të regjistrohen të dhënat për temperaturat globale më 1850. Kur u krahasua me të dhënat paleoklimatike, Buontempo tha se ka “shumë gjasa” që viti 2023 është viti më i nxehtë në 100.000 vjetët e fundit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!