Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Shkencëtarët besojnë se kjo është zemra më e vjetër e zbuluar ndonjëherë

schedule12:19 - 16 Shtator, 2022

schedule 12:19 - 16 Shtator, 2022

Fosili i një zemre 380 milionë vjeçare, më i vjetri i gjetur ndonjëherë në Tokë, është zbuluar nga shkencëtarët australianë.  Zemra u gjet së bashku me stomakun, zorrë dhe mëlçi të fosilizuar në një peshk të lashtë, të quajtur Gogo, dhe zbulimi hedh dritë të re mbi evolucionin e trupave të vertebrorëve dhe vetë njerëzve.

Fosili është 250 milionë vjet më i vjetër se çdo zemër peshku e njohur më parë. Studiuesit gjetën organet e fosilizuara në trupin e një klase peshqish (arthrodires që i përkiste plakodermave, peshku i parë me nofulla dhe dhëmbë. Peshku jetoi gjatë periudhës Devonian 420 deri në 359 milionë vjet më parë dhe anatomikisht ngjante me peshkaqenët e sotëm.

Para plakodermave, peshqit nuk i kalonin 30 centimetra në gjatësi, por më pas ata arritën nëntë metra, kjo është arsyeja pse ata u bënë forma mbizotëruese e jetës në Tokë për rreth 60 milion vjet, të paktën 100 milion vjet para dinosaurëve. /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!