Shkenca tregon sa herë duhet t’i ndërroni çarçafët

schedule23:34 - 3 Maj, 2022

schedule 23:34 - 3 Maj, 2022

Një studim i fundit në Britaninë e Madhe, ku morën pjesë 2250 persona, doli në përfundimin se gjysma e burrave beqarë i lanin çarçafët një herë në 4 muaj. 12% e këtyre burrave pranuan se i ndërronin ato kur u binte ndërmend, që mund të ishte shumë më rrallë se çdo 4 muaj.

Por, me gratë beqare nuk ndodhte e njëjta gjë. 62% e tyre i ndërronin çdo dy javë. Ndërsa çiftet, sipas të dhënave të një kompanie dyshekësh, i ndërronin ato çdo tri javë.

Studimi thotë se çarçafët duhen ndërruar çdo javë, ndoshta dhe deri në dy javë në rastin kur nuk keni mjaftueshëm kohë. Higjena është shumë e rëndësishme për një gjumë cilësor. Të gjithëve na ka ndodhur të djersitim gjatë gjumit e të mos bëjmë dot një gjumë të rehatshëm për shkak të erës së pakëndshme apo lagështirës.

Mungesa e ndërrimit në këtë rast shoqërohet dhe me depozimin e qelizave tona të vdekura të cilat krijojnë një mjedis të favorshëm për insektet, shkaktojnë alergji të ndryshme dhe infeksione të lëkurës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!