Pse meshkujt janë kaq të fiksuar pas gjoksit të femrave? Shkëncëtarët nuk kanë mundur të gjejnë një shpjegim për këtë obsesion të çuditshëm mashkullor me gjoksin. Kohët e fundit, një neuroshkencëtar zhvilloi teorinë e tij, për të cilën pretendon se “më në fund ka kuptim”.
Larry Young, i cili studion bazën neurologjike të sjelljeve komplekse sociale, argumenton se gjatë evolucionit njerëzor është zhvilluar një qark i lashtë nervor, i cili fillimisht u ngrit për të forcuar lidhjen nënë-fëmijë gjatë ushqyerjes me gji, dhe tani përdoret në mënyrë të pandërgjegjshme nga truri për të forcuar lidhjen midis çifteve.
Burrat, si foshnjat, i duan gjinjtë. Kur thithkat e një gruaje stimulohen gjatë ushqyerjes me gji, oksitocina neurokimike, e njohur gjithashtu si “droga e dashurisë”, vërshon trurin, duke e ndihmuar gruan të përqendrojë vëmendjen dhe kujdesin e saj tek fëmija i saj.
Megjithatë, hulumtimet e viteve të fundit kanë treguar se tek njerëzit, ky qark nuk kufizohet vetëm për përdorimin e foshnjave. Studimet e fundit kanë zbuluar se stimulimi i thithkave rrit zgjimin seksual në shumicën e grave dhe aktivizon të njëjtat zona të trurit si stimulimi vaginal dhe klitorial.
Kur një partner prek ose masazhon gjoksin e një gruaje, sipas profesorit, lëshimi i oksitocinës nxitet në trurin e gruas, ashtu si kur një foshnjë ushqehet me gji. Por, në kontekstin e marrëdhënieve seksuale, oksitocina e drejton vëmendjen e gruas te partneri i saj, duke rritur dëshirën e saj për t’u lidhur me të.
Burrat mund ta bëjnë veten më të dëshirueshëm për gratë duke stimuluar gjoksin e tyre gjatë paralojës dhe seksit. Tërheqja ndaj gjoksit femëror “është një efekt i strukturës së trurit që ndodh tek meshkujt heteroseksualë ndërsa kalojnë pubertetin”, thotë Young.
“Evolucioni ka përzgjedhur meshkujt për këtë strukturë të veçantë të trurit, dhe për të ndjerë tërheqje romantike ndaj gjoksit të femrave, sepse rezultati është se aktivizon qarkun e lidhjes femërore, domethënë i bën femrat të ndihen më të lidhura me to”.
Megjithatë, ka edhe kundërshtime. Për shembull, antropologu i Universitetit Rutgers Fran Mascia-Lees thotë: “Jo të gjithë meshkujt tërhiqen nga gjoksi i grave” ndërsa shton se kur dikush propozon teori të ngjashme të sjelljes njerëzore, duhet të marrë parasysh edhe dallimet kulturore. /abcnews.al