“Shkëmbyen dozat me shpejtësi”, arrestohet 22-vjeçari shqiptar në Itali

schedule17:54 - 16 Nëntor, 2022

schedule 17:54 - 16 Nëntor, 2022

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Perugia pasi iu gjetën 10 doza me kokainë dhe 670 euro.

Në kuadër të kontrolleve antidrogë mes via Mario Angeloni dhe Parco della Cupa, hetuesit vunë re dy persona të cilët, me një qëndrim të kujdesshëm, shkëmbyen me shpejtësi kokainën, shkruan Ansa.

Kur policët ndërhynë ata të dy u larguan dhe njëri arriti të arratisej. 22-vjeçari u arrestua dhe gjatë kontrollit policia i gjeti dozat e kokainës. Droga dhe eurot të cilat dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti i paligjshëm u sekuestruan./Abcnews.al.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!