Shkëmbime të reja zjarri janë raportuar midis forcave të sigurisë së Autoritetit Palestinez dhe personave të armatosur u zhvilluan në distriktin e kampit të refugjatëve Jenin.
Situata mbetet e tensionuar, në pjesën veriore të Bregut Perëndimor të pushtuar , raportojnë mediat e huaja.
Jenin, një qytet në kufi me një kamp refugjatësh, ka qenë në një situatë të tensionuar pasi një grup personash të armatosur kapën dy automjete të Autoritetit Palestinez dhe parakaluan nëpër rrugët e kampit, duke valëvitur flamujt e Xhihadit Islamik Palestinez, sipas dëshmitarëve.
Zyrtarët e forcave të sigurisë u takuan në selinë e autoriteteve lokale në Jenin, në prani të ministrit të brendshëm të Autoritetit Palestinez, për të qetësuar tensionet, tha gjenerali Anwar Rajab.