Një zënk mes dy ushtarëve në një bazë ajrore në Wiener Neustadt, Austri përfundoi në mënyrë tragjike.
Sipas mediave austriake, në një moment gjërat dolën jashtë kontrollit pasi dhe oficeri qëlloi dhe vrau ushtarin 20-vjeçar.
Sipas të njëjtave burime, oficeri mbeti i plagosur në shkëmbimin e zjarrit të ndodhur në orët e para të së premtes
Informacioni u konfirmua nga një përfaqësues i forcave të armatosura austriake.
In der Flugfeldkaserne in Wr. Neustadt wurde heute kurz vor 07.00 Uhr bei einem Schusswechsel der Wachsoldat getötet und einer weiterer Soldat verletzt. Details folgen. #Bundesheer
— Michael Bauer (@Bundesheerbauer) January 6, 2023
Sipas raportimeve, ushtari ishte i pari që hapi zjarr dhe, më pas u vra nga oficeri. Të njëjtat burime bëjnë të ditur se mes dy personave ka pasur një sherr pa u bërë i ditur shkaku.
Ngjarja ndodhi në të njëjtën bazë ku në vitin 2019 një qen ushtarak kishte kafshuar një ushtar i cili si pasojë humbi jetën. /abcnews.al

