Shkëmbi: Në 2-3 momente na shpëtoi portieri, kishim shumë nevojë për këto tre pikë

schedule16:15 - 28 Nëntor, 2021

schedule 16:15 - 28 Nëntor, 2021

Dinamo ka marrë kundër Kastriotit 3 pikë më shumë vlerë, duke u rikthyer te  fitorja pas 3 javësh me rezultate negative.

Me këtë fitore blutë janë pozicionuar në vendin e 5-të me 13 pikë, po aq sa Teuta e vendit të 4-të.

Për “Supersport”, trajneri i Dinamos, Bledi Shkëmbi, ka pranuar se ndaj krutanëve vuajtën shumë dhe kjo fitore erdhi për meritë të portierit Bakaj.

“Ishte një fitore minimale, por kishim shumë nevojë për këto tre pikë. bëmë një pjesë të parë jo të mirë, ndërsa në të dytën e nisëm mirë dhe arritëm të shënonim,. Mund të shënonim edhe golin e dytë, por më pas vuajtëm shumë dhe në 2-3 momente na shpëtoi portieri. Megjithatë në këto momente kishim nevojë për pikë dhe tashmë ka rëndësi që i morëm ato.

Kur një lojtar është në formë, për trajnerin nuk ka vështirësi. Në futboll, nga minuta e parë luajnë lojtarët që bëjnë më mirë dhe nëse bakaj vazhdon në këtë mënyrë, patjetër që do të jetë ai titullari. Duhet ta themi hapur që këto javë na ka dhënë shumë siguri dhe madje na ka shpëtuar.

Unë vazhdoj të mendoj që ndryshimet nuk bëhen me buton, pasi duan kohë të ambientohen. Sidomos disa lojtarë që nuk janë mësuar të luajnë për objektiva madhorë, gjë që u pa edhe sot, pasi disa futbollistë mund të bënin më mirë në momente të caktuara. Megjithatë në futboll lojtarët rriten më shumë dhe më mirë duke fituar, ndaj besoj se nga ndeshja në ndeshje, do të bëjmë akoma më mirë.

Rezultati 1-0 është gjithmonë i pa sigurt deri në fund dhe gjithmonë mendoja që duhej të shënonim golin e dytë, që në fakt nuk erdhi për mungesë të një pasimi të saktë, apo për mungesë të besimit. Nuk e shënuam dot dhe vuajtëm në fund, por për fat të mirë, portieri na shpëtoi”, theksoi Shkëmbi. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!