Shkëmbi: Kukësi ka një sulm të mirë, do të ketë ndryshime sepse disa lojtarë janë ende në dyshim

schedule17:07 - 28 Tetor, 2021

schedule 17:07 - 28 Tetor, 2021

Dinamo zhvillon ditën e nesërme ndeshjen kundër Kukësit të vlefshme për javën e shtatë të “Abissnet Superiore”. Takim i cili do të luhet në stadiumin “Air Albania”, ora 19:45.

Në konferencën për shtyp trajneri i Dinamos, Bledi Shkëmbi, ka folur për sfidën me skuadrën e Kukësit, formacionin që pritet të hedhë në fushë, dhe sfidën me Tiranën.

“Kthimi në “Air Albania” do të thotë emocion dhe detyrim, të kemi më shumë tifozë. E dyta dhe më shumë e rëndësishmja është të rikthehemi mirë, të rikthehemi me fitore për të kënaqur të gjithë tifozët tanë. Presim të bëjmë maksimumin, të bëjmë ato që kemi folur. Në futboll duhet të kesh dhe një ditë të mirë dhe shpresoj ta kemi atë ditë. Kukësi? Luajmë kundër një kundërshtari të fortë, të mirë që ka bërë mirë, kanë një sulm të mirë. Mendoj se kemi marrë masat e duhura që kundërshtari ato momentet që të ketë të ketë fatin jo të mirë pasi në futboll është e rëndësishme”, deklaroi Shkëmbi.

Sipas trajnerit të Dinamos, akoma nuk është vendosur për formacionin sepse disa lojtarë janë akoma në dyshim për shkak të disa lëndimeve që kanë pasur.

“Do të ketë ndryshime, por do ta vendosim sot pasi disa lojtarë janë ende në dyshim. Maliqi, Ali, Sofranac janë ende në dyshim po do të shohim pas stërvitjes së sotme”, përfundoi tekniku i “bluve”. /f.a/abcnews.al