Shkëmbi: Jam gocë Tirone, fjalori është bezdisës në stadiume

schedule23:42 - 24 Tetor, 2019

schedule 23:42 - 24 Tetor, 2019

Bukuroshja Silvi Shkëmbi është një nga personazhet e ftuar në studiot e ABC News, në emisionin “Pressing”, aty ku tregoi se kë skuadër mbështet në Superiore, si dhe preku problematikat në stadiumet shqiptare. Shkëmbi, në fjalën e saj, tha:

“E ndjek herë pas here kampionatin shqiptar, kuptoj që ka shumë interes për dy skuadrat e kryeqytetit. Unë jam tifoze e Tiranës, nuk është se kam ndonjë nga familja apo nga diçka tjetër, por thjesht sepse jam një “gocë Tirone”. Më pëlqen Tirana dhe kaq. Futbollin e femrave? Patjetër dhe atë që do e ndjek.

FEMRAT NE STADIUME – “Po, jam prezente shpeshherë në stadiume. Që të mos e bëjmë gri fare këtë situatë, ka kulturë, por këtu tek ne është shumë bezdisës fjalori. Ardhja e femrave në stadiume është më mirë seç ka qenë. Kemi stadiumin e Elbasanit, të Shkodrës, tani po bëhet dhe i Tiranës. Besoj se tani do të afrohen edhe më shumë femrat në stadiume”, tha Shkëmbi. /abcnews.al