Shkëlzen Maliqi tregon vizitën e parë në Shqipëri: Rinia ishte e pazhvilluar! Kriza e Enver Hoxhës

schedule23:42 - 18 Dhjetor, 2020

schedule 23:42 - 18 Dhjetor, 2020

Publicisti Shkëlzen Maliqi ka rrëfyer në emisionin “Tiranë-Prishtinë” me gazetarin Baton Haxhiu kohët kur ishte student dhe vizitën e parë në Shqipëri në vitin 1971. Ai tha se gjatë asaj vizite ka parë se rinia ishte e pazhvilluar.

“Unë në familje dhe në rrethin tim nuk e kemi pasur shumë atmosferën. Kur jam zhvilluar si personalitet kam pasur kërshëri për stanilizmin që kanë qenë libra. Ajo që ndodhte në Shqipëri ka qenë një farë stalinizmi. Nuk kam pasur ndonjë iluzion për regjimin. Si djalë i ri në Jugosllavi më pengonte kulti i Titos. Ka qenë pak më i butë. Por burgosnin njerëz edhe nëse kanë menduar diçka kundër regjimit. Në vitin ’71 kam qenë në Shqipëri me familjen sepse daja kishte përvjetorin nga viti kur ka vdekur bashkë me dy heronj të tjerë. Atëherë na kanë lejuar për vizita. Kam parë që rinia ishte e pazhvilluar. Kam parë që njerëzit dëgjonin Radion Tiranën”, tha ai.

Ai kujton se në momentin kur Rusia përmirësoi marrëdhëniet me Jugosllavinë, Enver Hoxha pësoi një lloj krize në raportet me të huajt. “Enver Hoxha mendoj se ka pasur raporte të afërta me Jugosllavinë në fillim por më pas kur i kanë ardhur njerëzit e shërbimeve sekrete e kanë detyruar regjimin të marrë masa të ashpra. Të instalojë një lloj stalinizmi. Historitë duhen hulumtuar me themel kur të hapen dosjet.

Në një moment ka qenë Enver Hoxha në krizë kur Rusia përmirëson raportet me Jugosllavinë. Enver Hoxha ka qenë në krizë dhe pastaj e ka vazhduar regjimin dhe çdo dy tre vite i është dashur të likujdojë një udhëheqës”, u shpreh Maliqi.

Ai foli edhe për mënyrën se si shihej Shqipëria nga rajoni. Maliqi tregoi se studentët e Zagrebit ishin kuriozë të vizitonin Shqipërinë por më pas kur ktheheshin qanin gjatë rrugës për shkak se realiteti nuk i ngjante asaj që përflitej.

“Në Kosovë kanë menduar se Shqipëria është e fortë mjaftueshëm që po i ndihmon Kosovës të pavarësohet. Kur kanë dalë djemtë tanë ose rinia jonë në perëndim kanë pasur kontakte me ambasadat e Shqipërisë atje. Unë e di që studentët e Zagrebit, më tregonin se kam punuar në këtë vend. Apo se kanë shkuar në Shqipëri. I pëlqente shumë vendi, por kur u kthenin nga autobusi qanin. Ashtu më ka thënë edhe Ramiz Kelmendi”, shton Maliqi.

Maliqi cek edhe kohën kur nisi të afirmohej si intelektual duke theksuar se Shqipëria dhe Kosova nuk duhet të qëndrojnë të ndara ashtu si shumë shtete të tjera që janë bashkuar në saj të gjuhës dhe etnisë së përbashkët.

“Unë edhe me formim nuk kam qenë nacionalist dhe i kam pasur në një ambient jugosllav ku kam jetuar dhe pas viteve ’80 jam afirmuar si intelektual. Isha kritik, nuk shihja nga një pozitë që me doemos të mbroj interesat shqiptare. Duke njohur Beogradin dhe nacionalizmin e tyre edhe vetë nisa me menduar kështu. Ata më thonin mua ju shqiptarët po kërkonin republikë. Pastaj thoja pse mos me u bashkuar. Shumë kombe janë krijuar në bazë të gjuhës dhe etnisë. Pse me nejt ne gjysma këtej, gjysma andej. Me sa e di i kam rrënjët nga Prizreni. Mesa di unë i pari im ka ardhur nga Kukësi. Por Kukësi është aty, afër Prizrenit. Serbët Kosovën edhe nuk mundën ta kontrollojnë por edhe nuk e kanë të veten”, deklaroi ai./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!