Shkëlzen Maliqi: Shqiptarët kanë mitizuar historinë në forma të ndryshme

schedule22:15 - 18 Dhjetor, 2020

schedule 22:15 - 18 Dhjetor, 2020

Publicisti Shkëlzen Maliqi thotë se shqiptarët e kanë mitizuar historinë e tyre në forma të ndryshme. Maliqi ishte personazhi i radhës në “Tiranë-Prishtinë, ku gabuam?” me Baton Haxhiun.

I pyetur se si kanë qenë raportet e shqiptarëve me veten dhe a janë kushtëzuar nga të tjerët, ai thotë se shteti shqiptar është krijuar vonë dhe për këtë kanë ndikuar dy ngjarje historike që sollën ndarjen e kombit.

“Një fakt që nuk e përmendin shpesh e mitizojmë historinë tonë në forma të ndryshme ndërkohë që ne si shtet jemi të vonuar. Vetëm maqedonët janë krijuar pas nesh po ata janë histori më vete. Shekulli i 19 kur janë formuar kombet jo vetëm në Ballkan por edhe në Evropë ne kemi qenë më të vonë.

Vetëdija që ekziston kombi shqiptar është krijuar vonë. Ne kemi pasur edhe një send që e ka kushtëzuar ka ndodhur dy katastrofa edhe Kongresi i Berlinit por edhe 1912 kanë qenë pika që kanë kushtëzuar që kombi shqiptar të mos pavarësohet si tërësi. Në shek. 20 kemi hyrë të ndarë. Një pjesë të shqiptarëve i ka risunduar Jugosllavia”, thekson ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!