Në vitin 2010 një nga televizionet më të shikuara në botë Al Jazera realizoi një dokumentar mbi tragjedinë e Gërdecit. Ky është dokumentari i parë në një media të njohur botërore që përmend Shkëlzen Berishën si njeriu që qëndron pas biznesit të demontimit në Gërdec. Pasi dokumentari u shfaq, Berisha nisi presionet. Kolegia jonë Ilva Tare që ishte bashkëpunëtorja kryesore e produksionit, u vu nën akuza nga më të pështirat prej vetë Berishës, ndërsa Shkëlzen Berisha përmes një prej studiove më të njohura të avokatisë në Britani të Madhe Old Bailey kërcënoi televizionin Al Jazeera, duke kërkuar dëmshpërblim financiar, kërkim falje, si dhe heqjen e dokumentarit nga website i Al Jazeera-s .
Avokatët e Aj Jazeera-s e shqyrtuan padinë dhe kuptuan se ai po luan bllofin. Dhe thjesht ju përgjigjën “see you in court” (Shihemi në gjykatë).
Pas kësaj Shëkzeni dhe avokatët e tij e tërhoqën akuzën . Dokumentari është ende onlinë.
Një prej prokurorëve me të cilët biseduan gazetarët ishte dhe Altin Dumani, sot drejtues i SPAK.
Të njëjtën skemë, Shkëlzeni e përdori dhe ndaj botuesve amerikan të librit mbi historinë tjetër korruptive të tij në Gërdec që u shoqërua me vdekjen misterioze të Kosta Trebickës dhe brugosjen e partnerëve të tij amerikanë. Atyre u kërkoi 60 milionë euro, por jo vetëm që humbi gjyqin duke i mbetur të pahedhura poshtë akuzat ndaj tij nga shtypi amerikan, por gjyqi zbuloi dhe dëshmi të reja si ajo e vajzës së Kosta Trebickës që dyshon se babai i saj është zhdukur prej grupit të tij.
Po e risjell këto dy histori për të treguar standardin perëndimor me të cilën gjykohen Berishët si hajdutë dhe vrasës dhe standardin shqiptar ku janë ende të paprekshëm.
Me standardin e SHBA atë gjyqësor të privuar nga vet Shkëlzen Berisha, atij i mbeten në kurriz gjithë akuzat që i ka bërë New York Times dhe autori i librit për Gërdecin, të cilët e kanë akuzuar si njeri kryesor pas asaj afere. Me standardin shqiptar ai thirret për herë të parë pas 15 vitesh në gjykatë.
Me standardin britanik të drejtësisë, ai as guxon të shkojë në gjykatë të mbrohet nga akuzat nga një dokumentar që dëshmon se ai qëndron pas historisë gjakatare të Gërdecit, kurse me standardin shqiptar ai për 15 vite investon paret e vjedhura mes të tjerash dhe në Gërdec dhe i riinveston formalisht në mënyrë cinike në Gërdec afër 26 varreve që ka hapur.
Do të mjaftonin vetëm këto dy raste të mënyrës se si drejtësia perëndimore sillet me një të inkriminuar si Shkëlzen Berisha dhe mënyrës se si e lë të livadhis drejtësia shqiptare për të kuptuar çfarë ka që është çmendur Sali Berisha këto ditë. Akoma më shumë vlen për tu kuptuar përse berishët janë “a non grata” në SHBA dhe Britani të Madhe. Jo nga lobimi I Gon Nezës por nga përballja me drejtësinë e atyre vendeve, të cilat kanë pas rastin të gjykojnë pse ai nuk mund të jetë i pafajshëm në Gërdec.