Shkëlqyen në Angli 1966, sekreti i kombëtares gjermane ishin… filmat për të rritur

schedule13:45 - 29 Korrik, 2020

schedule 13:45 - 29 Korrik, 2020

Ekipi kombëtar i Gjermanisë Perëndimore pati një ecuri shumë të mirë në Kupën e Botës në vitin 1966 që u zhvillua në Britaninë e Madhe. Gjermanët kaluan ekipe si Zvicra, Spanja, Uruguaj, Bashkimi Sovjetik, por u mposhtën në finale nga vendasit me rezultatin 4-2. Mesa duket shkëlqimi i tyre paska patur një sekret dhe ai paska qenë në… dhomat e hotelit.

Është ish-portieri, Sepp Maier, i cili ka zbuluar çelësin e suksesit të tyre në botëror në një intervistë për “Bild”. “Kishte ditë që qëndronim gjatë në dhomat e hotelit dhe vendosëm të shikonim filma për të rritur. Pasi shpërndanim kodin e filmit, vendosnim dhe një projektor për ta parë të gjithë së bashku”, tregon Maier.

“Në fillim nuk e kishim vendosur mirë projektorin. Në figurat që shfaqeshin në mur, kokat ishin në fund dhe trupat në pjesën e sipërme. Unë u përpoqa ta rregulloja edhe pse shokët e mi më kundërshtuan, pasi po e shijonin filmin. Në përpjekjen e parë që bëra, ai film i mallkuar u bë copa copa”, mbyll 76-vjeçari. /abcnews.al