Kampionët në fuqi të Kosovës, Feronikeli, ka zyrtarizuar firmën me sulmuesin 24 vjeçar, Van-Dave Harmon. Ky i fundit bëri ndeshje shumë të mira me Drenicën në gjysmën e parë të sezonit, ku në 12 sfida, shënoi 6 gola. Harmon u kërkua dhe nga Laçi në merkaton e verës, por kishte probleme me vizën asaj kohe. Tashmë, 24 vjeçari do të mbajë fanellën e Feronikelit.
Zyrtarizimi i KF Feronikelit:
Feronikeli ka bërë lëvizje në minutat e fundit të afatit kalimtar të janarit, duke u përforcuar fuqishëm në sulm. Përforcimi i radhës në klubin e Feronikelit, është sulmuesi nga Liberia, Van-Dave Harmon.
Harmon ka qenë cak i shumë skuadrave nga Kosova dhe më gjerë, por vendosi që firmën ta vë në kontratën e Feronikelit. Ai ishte pjesë e klubit të Drenicës, klub me të cilin i kanë ndarë rrugët me marrëveshje të dyanshme. 24-vjeçari shënoi gjashtë gola në 12 takime të zhvilluara, duke qenë njëri nga sulmuesit më të mirë në kampionat./abcnews.al