Shkëlqeu te Burnley, “dardani” i portës kërkohet nga Sevilla e Union Berlin

schedule20:56 - 23 Tetor, 2023

schedule 20:56 - 23 Tetor, 2023

Pas një sezoni fantazik, ku zhvilloi plot 41 nga 48 përballjet e vlefshme të kategeroisë së dytë të futbollit anglez, Championship, “gardiani” kosovar i portës, Arijanit Muriç është “haruar” totalisht te skuadra e Burnley, teksa ende nuk e ka bërë debutimin e tij në Premier League, për këtë sezon e për këtë aryse po mendon largimin nga skuadra angleze.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave gjermane, “gardiani” 24-vjeçar është duke menduar seriozisht transferimin në merkaton e dimrit e me shumë mundësi “aventura” e tij e re do të jetë jashtë kampionatit anglez.

Nga sa mësohet, skuadra e Union Berlin, në Bundesliga dhe “andaluzianët” e Sevilla, në La Liga kanë shprehur interesimin e tyre për “shtatlartin” e Kombëtares së Kosovës dhe pritet që gjithçka të konkretizohet në muajin janar dhe Muriç të ngjitet në skenën më të madhe të Evropës, siç janë dhe kompeticionet e klubeve, Champions League apo Europa League. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!