Shkëlqeu në ndeshjen ndaj Bologna, Pioli i thur elozhe talentit belg

schedule15:35 - 28 Gusht, 2022

schedule 15:35 - 28 Gusht, 2022

Milan siguroi 3 pikët përballë Bolognas, teksa triumfoi me shifrat 2-0, në ndeshjen e javës së 3-të të Serie A.

Në këtë takim një paraqitje pozitive bëri dhe talenti belg, Charles de Ketelaere, i cili asistoi në golin për golin e parë të shënuar nga Leao.

Pas ndeshjes trajneri Stefano Pioli i thuri lëvdata, ndërsa theksoi se 19-vjeçari është një talent i madh, por i duhet pak kohë sa të ambientohet siç duhet me skuadrën dhe shokët e ekipit.

“De Ketelaere është një talent i madh, ende duhet të gjejë ritmin e duhur dhe të kuptohet me shokët e skuadrës.

Këto janë procese që kërkojnë pak kohë, por deri më tani ka treguar cilësi të jashtëzakonshme dhe më duhet të theksoj se është shumë inteligjent”, ka nënvizuar Pioli.

19-vjeçari i kushtoi Milanit plot 32 milionë euro këtë verë nga Club Brugge dhe ka filluar menjëherë shkëlqimin te Rossonerët. /f.a/abcvnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!