Shkëlqeu në Kroaci me Lokomotivën, Mersinaj poston mesazhin e veçantë

schedule23:24 - 2 Gusht, 2020

schedule 23:24 - 2 Gusht, 2020

Lokomotiva Zagreb zhvilloi një super sezon në Kroaci, u shpall nënkampione dhe për herë të parë në histori do të garojë në Champions League. Meritë kryesore kanë edhe pesë lojtarët shqiptarë: Myrto Uzuni, Lirim Kastrati, Enis Çokaj, Indrit Tuci dhe Jon Mersinaj.

Ky i fundit aktivizohet në qendër të mbrojtjes dhe është pjesë e Shqipërisë U-21. 21-vjeçari ishte pjesë në formacionin e zbulimeve të vitit në Kroaci dhe në formacionin më të mirë të lojtarëve të huaj.

 

Postimi i mbrojtësit shqiptar

Ditën e sotme ka postuar një mesazh të veçantë në rrjetet sociale, aty ku shfaqet ekipi i Lokomotivës. Mersinaj ndihet krenar për arritjen historike dhe falënderon shokët e skuadrës për sezonin e zhvilluar.

Të bëhemi bashkë është fillimi, të qëndrojmë të bashkuar do të thotë progres, të punojmë së bashku përkthehet sukses. Jam shumë krenar për këtë skuadër, të gjithë kemi bërë një punë të jashtëzakonshme këtë sezon. Jam shumë i lumtur që bëj pjesë e këtij grupi dhe jam mirënjohës për mbështetjen e tyre“, shkruan Mersinaj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!