Greuther Furth fitoi pastër 0-2 ndaj Bochum në transfertë në ndeshjen e javës së shtatë të Bundesliga 2. Në të gjithë ndeshjen luajti Mërgim Mavraj, që tregoi se ka ende shumë për të dhënë dhe është një nga liderët e skuadrës në mbrojtje.
Siguria e tij ishte një nga gjërat që ra më shumë në sy, teksa suksesi është kurorëzuar me emërimin në formacionin më të mirë të javës në Bundesliga 2. Mavraj nuk ka qenë i vetmi lojtar i Furth mes 11 më të mirëve, teksa edhe Raum dhe Segiun ishin krah tij.
Mavraj është në formë në këtë fillimsezoni, teksa gjashtë ndeshjet e para me Furth në sezonin e ri i ka nisur si titullar. Mbrëmë u ndëshkua me karton të verdhë, por kjo nuk e zbehu aspak paraqitjen pozitive të tij. /abcnews.al