Drejtuesit e Manchester United janë përqendruar te blerja e Jadon Sancho, por po merren edhe me një rinovim. Bëhet fjalë për Jesse Lingard, i cili u huazua te West Ham në muajin janar.
28-vjeçari ofensiv shkëlqeu në fazën e dytë me “Çekiçët”, aty ku regjistroi 9 gola dhe 5 asiste në Premier League, duke ndihmuar skuadrën londineze të kualifikohej në Europa League.
Kontrata me United i përfundon verën e vitit të ardhshëm. Paraqitjet pozitive kanë bindur Solskjaer ta rikthejë në bazë, teksa mediat angleze raportojnë se drejtuesit kanë gati rinovimin për tre vite të tjera me Lingard. /abcnews.al