Alexander Isak është lojtari i momentit te Real Sociedad. Forma e mirë e treguar nga sulmuesi, e ka bërë atë një nga lojtarët më të kërkuar në merkato.
Shumë klube të Premier League, janë në gjurmët e Isak që kërkojnë shërbimet e tij.
Në një intervistë për “The Independent”, sulmuesi 22-vjeçar, nuk e ka fshehur dëshirën që në një të ardhme të luajë në kampionatin anglez, duke iu dërguar “sms” skuadrave të interesuara, për shërbimet e tij.
“Jam në një kampionat cilësor, ndihem shumë i lumtur, por një ditë do të ishte mirë të luaja edhe në Angli. Premier League ka gjashtë ose shtatë nga klubet më të mëdha në botë, është një nivel shumë i lartë dhe sigurisht që një ditë do të ishte një alternativë për mua. Çdo lojtar dëshiron të arrijë nivelin më të lartë të mundshëm. Njerëzit do të numërojnë gjithmonë golat. Sigurisht që dua të shënoj dhe të jem sulmues modern. Më pëlqen të luaj futboll dhe kjo do të thotë të përfshihem sa më shumë që të jetë e mundur. Kjo është arsyeja pse Spanja më ka bërë shumë mirë”, përfundoi sulmuesi suedez.
Gjatë këtij sezoni 22-vjeçari ka shënuar 5 gola, 3 gola në La Liga dhe 2 në Europa League. /f.a/abcnews.al