Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shkëlqejnë “yjet” e NBA/ LeBron James dhe Luka Donçiç nuk përmbahen, Lakers fitojnë

schedule12:41 - 28 Shkurt, 2025

schedule 12:41 - 28 Shkurt, 2025

I duhej vetëm pa kohë, për të njohur njëri tjetrin në parket dhe për të kolauduar lojën e tyre. Tani LeBron Xhejms dhe Luka Donçiç nuk kanë ndërmend të ndalen, ndërsa me një paraqitje spektakolare I dhuruan Los Anxheles Lejkër fitoren e radhës, këtë herë 111-102 kundër Minesota.

“Mbreti” i NBA vazhdon të sfidojë moshën dhe yjet e rinj të basketbollit amerikan. Në rolin e realizuesit më të mirë të ndeshjes, ai e mbylli atë me dy shifra dopjo 33 pikë, 17 topa të kapur në tabela dhe 6 asist.

Dy shifra dopjo edhe për Luka Donçiç.

Slloveni ka marrë shumë shpejt rolin e liderit, duke I shtuar fitores së kalifornianëve 21 pikë, 13 ribaund dhe 5 asist për shokët e tij.

Me këtë fitore dhe sidomos me dyshen Xhejms-Donçiç, Lakers I japin një tjetër sinjal të gjithë rivalëve në garën për titullin kampion në NBA.

Në mbrëmjen e fundit të basketbollit amerikan shkëlqeu edhe një tjetër yll.

Bëhet fjalë për Stefën Kërri, që udhëhoqi Golden Steit në fitoren 115-121 në transfertën kundër Orlando.

Kapiteni i Uorriors ishte shënuesi më i mirë në të gjitha ndeshjet e mbrëmjes, duke kurorëzuar lojën e tij spektakolare me 56 pikë. Po ashtu, ai kontribuoi në triumfin e Uorriors me 4 ribaund dhe 3 asist.

Po ashtu, me këtë fitore, skuadra nga San Françisko afrohet me vendin e gjashtë në konferencën e Lindjes, që do të thotë kualifikimi direkt për në 1/8 e play off./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!