Liverpool kërkon të përforcojë mbrojtjen dhe në Itali janë të sigurt se Jurgen Klopp është duke ndjekur dy lojtarë në Serie A, madje në një klub si Torino. Së fundmi janë zbuluar edhe emrat e tyre.
Njëri është 20-vjeçari nga Bregu i Fildishtë, Wilfried Singo. Mbrojtësi luan në linjën e djathtë dhe po aktivizohet në kampionatin italian dhe cilësohet si një nga zbulimet e sezonit në Itali.
Tjetri është braziliani Gleison Bremer. 24-vjeçari, luan si qendërmbrojtës te Torino. Paraqitjet e tij kanë qenë mjaft të mira me “demat” dhe jo më kot emri i tij lidhet me kampionët në fuqi të Anglisë. /abcnews.al