Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shkëlqejnë “furitë e kuqe”/ Spanja konfirmon forcën në Europian, mund 6-2 Belgjikën

schedule12:43 - 8 Korrik, 2025

schedule 12:43 - 8 Korrik, 2025

Djem apo vajza, të rritur apo të rinj. Kjo nuk ka rëndësi. Spanja po kalon kohë të arta me kombëtaret e saj të futbollit në të gjitha kategoritë.

Skuadra e vajzave konfirmoi edhe një herë se është sërish pretendente për të mbrojtur titullin kampion të kontinentit, duke siguruar përpara kohe çerekfinalet e turneut që po zhvillohet në Zvicër.

Në ndeshjen e dytë të grupit B, “Furitë e Kuqe” mundën me rezultatin tenistik 6-2 Belgjikën, duke dhënë një tjetër shfaqe të supermacisë së tyre.

Alexa Putellas shënoi golin e parë të ndeshjes, ndërsa belget u përgjigjën shpejt duke barazuar pas vetëm dy minutash.

Sfida vijoi e fortë, deri në nisje të pjesës së dytë, ku të dyja skuadrat shënuan sërish për të barazuar 2-2.

Por më pas të gjithë skenën e morën spanjollet, që me Rodrigez, Kaldentej, Pina dhe sërish Putejas vulosën fitoren e madhe dhe biletën për në çerekfinalet e Europianit.

Afër këtij objektivi është edhe Italia.

Në ndeshjen tjetër të grupit B, skuadra e kaltër barazoi 1-1 me Portugalinë, ndërsa me katër pikë mban vendin e dytë në renditje.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!