Një 22-vjeçar është arrestuar nga policia këtë të mërkurë në Tiranë.
Sipas informacioneve të policisë, shtetasi E. B kishte shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Ndërkaq, një 24-vjeçar u vu në pranga pasi duke drejtuar automjetin tip “Range Rover”, ka aksidentuar një të mitur 17-vjeçare.
Njoftimi i policisë
Tiranë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin E. B., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin J. Gj., 24 vjeç, banues në Shijak, pasi duke drejtuar automjetin tip “Range Rover”, ka aksidentuar një të mitur 17-vjeçare, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.