Blerja e fruta-perimeve në treg për shkak të koronaviruasit shoqërohet me frikë nga qytetarët.
Është një sjellje e zakonshme përzgjedhja e frutave dhe të perimeve në treg. Një sjellje e tillë vijon nga ana e qytetarëve edhe tani ndërsa kërkohet kujdes të shtuar të higjenës dhe distancim.
Qytetarët janë të vetëdijshëm dhe të frikësuar që produkentin që ata e marrin mund ta kenë prekur edhe shumë të tjerë para tyre.
“Nuk kemi çfarë të bjëm pasi dhe me doreza ta kapim e njëjta gjë është”, ëshntë shprehur një qytetar.
Një tjetër qytetar ka theksuar se kanë frikë por skanë çfarë të bëjnë.
Ajo që bëjnë shtesë qytetarët është të lajnë çdo produket që marrin.
“I kanë prek patjetër por i lajmë kur shkojmë në shtëpi”, ka thënë një banore.
Kujdesi nuk është vetëm nga ana e qytetarëve por edhe tregtarëve.
“Klienti ka të drejtën e tij të prekë, pasi ai duhet të vijë”, është shprehur një nga tregtarët.
Ndryshe nga ditët e para kur vendi u prek nga koronavirusi, tregtarët pohuan se blerjet kanë rënë shumë së fundmi./abcnews.al