Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë pas u kap në flagrancë në banesë duke dhunuar gruan.
Autori me inicialet Ç. M. i dënuar më parë për dhunë në familje, shkeli urdhrin e mbrojtjes dhe kërcënoi me thikë bashkëshorten e tij. Ngjarja ndodhi në Yrshek.
Policia e arrestoi duke parandaluar krimin në familje dhe sekuestroi thikën me të cilën 41-vjeçari kërcënoi gruan për ta vrarë.
Materialet i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme./ db/Abcnews.al