Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shkeli projektin, pranga ndërtuesit/ Ndërtoi në hapësirën e përbashkët pranë pallatit, nis shembja e objektit

schedule19:39 - 11 Tetor, 2025

schedule 19:39 - 11 Tetor, 2025

Një hapsirë e përbashkët publike prej 4 mijë metra katror e zaptuar nga ndërtuesi Sino Llanaj, është rrethuar nga Inspektorati I  Mbrojtes së Territorit në Yzberisht. Kjo hapsirë perqark një pallati 8 katësh, ishte ndëruar duke thyer lejen, nga Sino Llanaj, me mure rrethuese dhe me godina betoni e hekuri. Pasi kanë rrethuar zonën e zaptuar, policia ka ndaluar ndërtuesin Sino Llanaj, për ndërtim pa leje, ndërsa Inspektoratit IMbrotjejs së Territorit, ka nisur punën me fadroma për të liruar hapsirën publike.

Prej disa muajsh në të gjithë vendin ka nisur një aksion për lirimin e hapësirave publike, ndërsa kryeministri Edi Rama më herët ka thënë se ndërtuesit e objekteve pa leje do të futen në listë të zezë per 5 vjet.

50 vjecari Sino Llanaj  nuk është I panjohur për policinë e shtetit, pasi ai u përfshi në probleme ligjore edhe për një tjetër pallat në zonën e ish-parkut të Autobusëve bashkë me ortakun Albert Allmuça në janar të vitit 2021.  Rreth 120 familje kishin blerë apartamente në këtë pallat por prej vitesh nuk kanë mundur që të hyjnë brenda për shkak të konlfikit mes dy bashkepronareve te pallatit./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!