Forcat armene në Nagorno-Karabakh thanë sot se forcat azerbajxhanas shkelën marrëveshjen e armëpushimit, të cilën Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit e mohoi.
#Karabakh residents report violation of the ceasefire regime
A video in which gunshots can be heard was published by local journalist Marut Vanyan. He claims it was recorded today. pic.twitter.com/MfO3kELzjw
— NEXTA (@nexta_tv) September 21, 2023
Autoritetet armene thanë se u dëgjuan të shtëna armësh në qendër të kryeqytetit rajonal. Dy burime për Reuters thanë gjithashtu se kishin dëgjuar të shtëna. Një korrespondent i Agjencisë Franceze të Lajmeve (AFP) i cili ndodhet atje gjithashtu raportoi për të shtëna, të cilat u dëgjuan në Stepanakert rreth orës 12:15.
Në një zhvillim tjetër, Armenia e quajti sot operacionin ushtarak të nisur nga Azerbajxhani në Nagorno-Karabakh një “krim kundër njerëzimit” , duke deklaruar para Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut se “një spastrim etnik” është duke u zhvilluar.
“Armenia nuk ka reshtur së informuari Këshillin për një spastrim etnik që po ndodh. Sot është në zhvillim e sipër. Por civilët e Nagorno-Karabakut janë të bllokuar dhe nuk kanë rrugëdalje pasi Azerbajxhani vazhdon të bllokojë të vetmen linjë shpëtimi që i lidh ata me Armeninë”, tha ambasadori armen Andranik Hofkhanisian.
“Kjo nuk është një situatë e thjeshtë konflikti, por një krim kundër njerëzimit që duhet trajtuar si i tillë ,” shtoi ai.
Menjëherë pas kësaj, përfaqësuesja e Azerbajxhanit, Dilara Abdulayeva, shpjegoi arsyet që e shtynë vendin e saj të rimarrë kontrollin e këtij rajoni, duke thënë se bëhej fjalë për “masa antiterroriste” .
/abcnews.al

