Shkelën protokollin e sigurisë, gjobë dhe pezullim aktiviteti për 3 biznese

schedule15:14 - 3 Gusht, 2020

schedule 15:14 - 3 Gusht, 2020

Në 24 orët e fundit Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka kryet mbi 1300 inspektime në 24 orët e fundit në kuadër të kontrollit të subjekteve për respektimin e masave anti-Covid.

Ndër to, është marrë vendimi për ndëshkimin e masë administrative dhe mbyllje të aktivitetit ndaj tre bizneseve që janë kapur me shkelje.

“Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor me grupet e tjera të Task-Forcës anti-COVID kanë vijuar kontrollet dhe monitorimet për masat ndaj COVID19.

Këtë fundjavë u realizuan mbi 1300 inspektime dhe monitorime. Nga inspektimet janë vendosur 3 masa administrative me gjobë dhe pezullim aktiviteti.
Në total gjatë epidemisë janë realizuar 133.549 inspektime dhe monitorime; Janë vendosur 522 masa administrative.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët dhe subjektet të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar vendimin për maskën e detyrueshme në ambientet e mbyllura, kushtet e higjienës dhe distancimin social.

MSHMS apel për zbatimin e vendimit të ri për mbylljen e klubeve të natës, diskove dhe ndalimin e muzikës pas orës 20:00″, thuhet në njoftim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!