Shkelën masat e sigurisë, pezullohen 3 biznese! Gjobë për tre të tjerë

schedule15:58 - 4 Gusht, 2020

schedule 15:58 - 4 Gusht, 2020

Në 24 orët e fundit Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka vendosur 3 masa për pezullim aktiviteti për biznese që kishin shkelur protokollin e sigurisë për masat anti-Covid.

Gjithashtu janë gjobitur edhe 5 biznese të tjera që janë konstatuar me shkelje më të lehta.

“Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor me grupet e tjera të Task-Forcës anti-COVID kanë kryer 1526 inspektime dhe monitorim në 24 orët e fundit. 

Janë vendosur 8 masa administrative për subjekte dhe individë: 5 masa administrative me gjobë; 3 masa për pezullim aktiviteti.

Në total gjatë epidemisë janë realizuar 135.733 inspektime dhe monitorime; Janë vendosur 531 masa administrative.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët dhe subjektet të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar vendimin për maskën e detyrueshme në ambientet e mbyllura, kushtet e higjenës, distancimin social dhe shmangien e grumbullimeve.

MSHMS apel për zbatimin e vendimit të ri për mbylljen e klubeve të natës, diskove dhe ndalimin e muzikës pas orës 20:00″, njofton ISHSH./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!