Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka gjobitur gjashtë subjekte të cilët kanë shkelur protokollin e sigurisë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
ISHSH njofton se që nga fillimi i pandemisë janë vendosur mbi 380 masa administrative nga 102.938 inspektime dhe monitorime të kryera në total.
“Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në bashkëpunim me grupet e tjera të Task-Forcës kanë realizuar 102.938 inspektime dhe monitorime për masat ndaj COVID-19.
Janë vendosur mbi 380 masa administrative për subjektet e gjetura në shkelje.
Vetëm në 24 orët e fundit u realizuan 1617 inspektime dhe janë vendosur 6 masa administrative.
ISHSH vijon çdo ditë kontrollet dhe monitorimin në terren për parandalimin e COVID-19 në të gjithë qarqet e vendit.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon të ruani distancën nga njëri tjetri, mbani maska në ambientet publike ku nuk është e mundur të ruhet distance dhe ruani higjienën personale;
Bizneset dhe institucionet të zbatojnë protokollet e sigurisë”, përfundon njoftimi./abcnews.al