Shkatërruan KZAZ-në Tropojë, “arrest me burg” tre protestuesve 

schedule15:30 - 21 Qershor, 2019

schedule 15:30 - 21 Qershor, 2019

Gjykata e Tropojës ka lënë në burg tre të arrestuar për sulm ndaj KZAZ-së në këtë qytet. Ndaj Amarildo Gecajt, Ndriçim Ndrepepajt dhe Arbër Ulndreajt u caktua masa e sigurisë “arrest me burg”, kurse katër të tjerë u lanë të lirë . Ashtu si në shumicën e bashkisë që janë nën administrim nga Bashkia edhe në qytetin e Tropojës pati  perplasje mes policisë dhe protestuesve. Ata kërkonin lirimin e KZAZ-ve, në zbatim të dekretit të Presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!