Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shkatërruan gjeneratorin e një lokali në tentativë për ta vjedhur, pranga tre personave në Tiranë

schedule13:55 - 20 Dhjetor, 2023

schedule 13:55 - 20 Dhjetor, 2023

Policia e Tiranës ka vënë në pranga tre persona, të moshave 27, 37 dhe 45 vjeç, për tentativë vjedhjeje. Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në rrugën e Elbasanit.

Dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ditën e djeshme, në Rrugën e Elbasanit, kanë shkatërruar gjeneratorin e një lokali, në tentativë për ta vjedhur atë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!