Shkatërroi bordurat e rrugës me “Benz”, kapet “tapë” në timon polici në Tiranë

schedule13:22 - 17 Gusht, 2022

schedule 13:22 - 17 Gusht, 2022

Një punonjës policie është kapur i dehur në timon gjatë ditës së djeshme në Tiranë. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore bën me dije se ka arrestuar në flagrancë një polici 33-vjeçar, i cili gjatë kontrollit ka rezultuar se drejtonte makinën i dehur.

Polici u kap pasi për shkak se ishte i dehur shkaktoi një aksident me makinën e tij tip “Mercedes Benz” duke shkatërruar infrastrukturën rrugore.

Njoftimi i AMP

Drejtoria e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në Tiranë ka referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor materialet e arrestimit në flagrancë të shtetasit K.D., 33 vjeç, me detyrë punonjës civil me pozicionin Specialist në Sektorin e Menaxhimit të të Dhënave në Drejtorinë Hetimore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Arrestimi i këtij shtetasi u krye pasi në datë 16.08.2022, është ndaluar nga shërbimet e qarkullimit rrugor në rrugën “Sulejman Delvina” ndërsa drejtonte mjetin tip “Mercedes Benz” nën efektin e pijeve alkoolike.

Veprimet proceduriale u referuan për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, dhe “Dëmtim e shkatërrim i infrastrukturës e sinjalistikës rrugore”. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!